Krasniqi kishte paralajmëruar Qeverinë Kurti se do t’i lë qytetarët në terr
Foto: Laura Hasani

Krasniqi kishte paralajmëruar Qeverinë Kurti se do t’i lë qytetarët në terr

Aktuale December 28, 2024 - 20:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e kishte paralajmëruar qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti se do t’i sjell qytetarët e Kosovës në terr energjetik dhe do t’ua shtrenjtoj çmimin e faturave dhe sërish nuk do ta zgjidhë problemin me energji elektrike.

Kreu i PDK-së gjatë një seance parlamentare kishte theksuar se bllokimi i investimeve amerikane në energji dhe bllokimi i gazit amerikan nga qeveria aktuale do të sjell pasoja për qytetarët e Kosovës, të cilat po vërehen më së shumti këtë dimër ku nga njëra anë qytetarët po paguajnë çmimin më të shtrenjtëë të rrymës dhe nga ana tjetër po përballen me reduktime të ashpra të energjisë.