Konfirmohet Murtaja Afrikane e Derrave në Lezhë
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon se dhe Shqipëria është prekuar nga ‘Murtaja Afrikane e Derrave’.
Ministria sqaron se është konstatuar vatra në Ishull Lezhë , ku si pasojë e infektimit kanë ngordhur 15 krerë dhe pas konfirmimit janë groposur.
Gjithashtu thuhet se ferma e cila është vënë menjëherë në mbikëqyrje veterinare ka qenë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit.
Po ashtu është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë.
Nga ana e saj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat ligj-zbatuese është e angazhuar dhe ka deklaruar se janë marrë masat dhe është në gatishmëri të cdo rasti për menaxhimin në kohë dhe pa vonesë të kufizimit për përhapjen e sëmundjes.
Më tej, ministria ka urdhëruar ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.
Ndalimin në territorin e Bashkisë Lezhë të lëvizjes së derrave të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet, panairet dhe ekspozitat e kafshëve të gjalla./rtsh