Osmani nesër pret në zyre Hovenierin- pas takimit lamtumirës do të bëjnë homazhe tek shtatorja e Presidentit Rugova
Aktuale
December 26, 2024 - 20:25
Zyra e Presidencës ka njoftuar se nesër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ky takim lamtumirës do të mbahet në Presidencë në orën 10:00.
Tutje bëhet e ditur se pas takimit, Osmani e Hovenier do të bëjnë homazhe tek shtatorja e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Pas homazheve do të ketë deklarim për media.