Taravari: Viti 2024 që po lëmë pas, ishte një vit historik për ne në RMV

Taravari: Viti 2024 që po lëmë pas, ishte një vit historik për ne në RMV

Aktuale December 26, 2024 - 19:07

Ministri Arben Taravari ka folur për vitin 2024, ku u shpreh se ishte një vit i mbarë dhe historik në RMV.

“Viti 2024 qe po lëme pas ishte nje vit i mbarë si në bujqësi ashtu edhe në politikë, meqë e bëmë ndryshimin, madje bëmë edhe një kthesë historike. Me 25 prill u pa se kush është pro-amerikanë e kush pro-evropianë… » ka thënë fillimisht z.Taravari në këtë intervistë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Sa i përket gjuhës shqipe z.Taravari, kryetar i Alences së Shqiptarëve, thotë se, shqipja është mirë në RMV, mundet edhe më mirë, të mirat nuk kanë skaj… Ish-pushtetarët, tashmë në opozitë duhet të flasin diçka, nuk ja u zëmë për të madhe… ».

Duke folur për diasporen shqiptare në Zvicër dhe Evropë ministri Taravari ka deklaruar se:- « Diaspora shqiptare në Zvicër dhe kudo në vendet e tjera perëndimore është një copë e zemrës sonë, padyshim është një pjesë e identitetit tonë. Pa diasporën ne nuk do të ishim! »

Për situatën aktuale në Maqedoninë Veriore, për të drejtat e shqiptarëve në këtë Republikë, sidomos atë të gjuhës shqipe, për punën në Ministrinë e Shëndetësisë, për rolin e diasporës shqiptare si dhe për shumëcka tjetër me interes kombëtar dhe ndërkombëtar flet Dr.Arben Taravarin, minister i shëndetësise dhe Kryetar i Aleances për Shqpitarët në një intervistë ekskluzive për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Image

Nga 24 qershori i këtij viti Republika e Maqedonisë është bërë me Qeverinë e re, e cila do të ketë gjithsej 24 anëtarë, duke përfshirë këtu kryeministrin dhe pesë zv/kryeministrat. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga VLEN (Me zv.kryministrin e parë z.Izet Mexhit, kurse kryetar i Kuvendit Afrim Gashi) dhe dy nga Lëvizja ZNAM. Në përbërjen e re qeveritare do të ketë vetëm tre femra.Dr. Arben Taravari: Viti 2024 qe po leme pas ishte nje vit me mbajtur mend, meqe e bëme ndryshimin, duke bere nje kthesë historike!

Zoti Taravari, gati po e lëmë këtë vit, ju si ministër dhe si ish drejtues i VLEN, sot bashkeqeverises ne RMV, a jeni te kenaqur për situatën aktuale në Maqedoninë Veriore?

Ministri Dr. Taravari: Sigurisht që po! Ky vit është historik për popujt e Maqedonisë së Veriut, por gjithmonë historia shkruhet më vonë se sa koha që ndodh. Shumë faktorë të shoqërisë ende nuk janë tërësisht të ndërgjegjshëm se çfarë mrekullie ka ndodhur në jetën tonë me largimin e një pushteti 22 vjeçar i cili si çdo produkt i skaduar ishte kthyer në helm të rrezikshëm për funksionimin e shtetit. Tani në duar kam librin « Renegade- Bërja e një Presidenti », të autorit Richard Ëolffe shkrimtar e gazetar amerikan i cili shkruan këtu për zgjedhjen e Obamës president për herë të parë.

Duke qënë një gazetar i linjës së parë, Ëolffe është dëshmitar i jetës gjatë fushatës të jashtëzakonshme të Obamës, dhe kështu ai shkruan se: Kur nisi fushata 2 vjet përpara, Mishel Obama e pyeti të shoqin: Çfarë mendonte se do të arrinte si president? Ai iu përgjigj: Ditën që do të futem në zyrë bota do të na shikojë ne ndryshe! Miliona fëmijë në të gjithë shtetin do ta shikojnë veten ndryshe! Vetëm kjo gjë sikur të ndodhi është një arritje! Kështu dhe unë mendoj se për vitin 2024 në kemi bërë arritjen tonë kryesore, ndryshimin!

Image

Z.Minister, si pjesë e Qeverisë të RMV edhe pse që 5-6 muaj, megjithatë vërehen ndryshime në shëndetësi. Pra, me cfarë do të mburreshit ju për shembull?..

Ministri Dr. Taravari: Mburrje nuk mund të kem sepse ne të gjithë kemi kërkuar që ta bëjmë këtë punë dhe duhet t’i qëndrojmë me përgjegjësi detyrave tona. Bashkë me ekipin kemi bërë shumë punë brenda pak muajve, punë të cilat nuk janë bërë dot për 22 vjet. Pra e kemi shfrytëzuar kohën me rendiment të jashtëzakonshëm. Në fushën e Shëndetësisë edhe një aparat diagnostikues modern është fitore e madhe sepse shpëton jetë njerëzish, por unë jam mjek me profession dhe jam në gjendje të gjykoj objektivisht, ndaj them me përgjegjësi se: Lista Pozitive e Barnave dhe Marrëveshja Kolektive janë dy suksese historike që arritëm, të cilat konsideroheshin të pamundura. Me fjalë më të kuptueshme, pacientët tani kanë 9 barna falas kurse personeli mjekësor ka rritjen më të lartë të pagës në histori.

Taravari: Gjuha shqipe është mirë në RMV, mundet edhe më mirë, të mirat nuk kanë skaj. Ish-pushtetarët, tashmë në opozitë duhet të flasin diçka, nuk ja u zëmë për të madhe..

Zoti minister, para ca ditesh në Prishtinë eshte mbajtur mbledhja ndërqeveritare Kosovë-RMV. ÇFfarë do të thotë kjo për ju. Me sa dimë keni nënshkruar një sërë marrëveshjesh, sa do jenë ato me interes për të dy vendet?

Ministri Dr. Taravari: Mbledhja në vetvete ishte një mesazh i fortë diplomatik për shumë faktorë. Unë jam shqiptar dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë njësoj shtetformues si në Kosovë, ndaj e kisha shumë të rëndësishme këtë mbledhje. Falenderoj kryeministrin Mickovski i cili pranon të bashkëpunojë me shumë pozitivet dhe të forcojë urat me popullin e Kosovës, duke afruar kështu një shtet mik e vëlla, siç është shteti i Kosovës.

Pas ardhjes së Qeverisë së re në RMV, dolën disa liderë politik nga ish-pushtetarët, sidomos nga radhët e shqiptarëve që humbën zgjedhjet se në Maqedoni ka degradim të gjuhës shqipe. Ka apo s’ka degradim të gjuhës shqipe?

Ministri Dr. Taravari: Po, e kam dëgjuar tek-tuk që ishte pjesë e një lloj histerie që i zuri sapo e kuptuan që ishin në opozitë. Nuk i marr seriozisht më dhe askush nuk duhet t’i marrë. Ata kanë halle të mëdha me pastrimin e partisë dhe ndaj duhet t’i lemë sa më të qetë mendërisht, pasi reformimi i tyre është i rëndësishëm për vendin, nëse arrijnë të reformohen.

Z.Taravati, ministrine e shendetesisë do ta udhehiqni edhe tri vite e më shumë. Vitin e ardhshëm cilat do të jenë prioritet e ministrisë gjatë mandatit tuaj?

Ministri Dr. Taravari: Ndërtimi i spitaleve me kushte bashkëkohore. A e dini? Unë punoj si mjek vullnetar gjatë javës, dhe imagjinoni: shumë nga pacientët dhe familjarët e tyre vonojnë në vizitë ose duan të ikin sa më shpejt se kanë parkuar keq. Dhe kjo është një nga mungesat më elementare sepse ka qytete që nuk kanë spitale fare. Njerëzit tanë meritojnë kushte dinjitoze dhe të paktën normale të vendit që jetojnë.

Çfarë po ndodh me listat e zeza të SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, ndaj disa personave të cilët deri dje thonin se jemi « proamerikanë » ?

Ministri Dr. Taravari: Pyetja juaj e përmban përgjigjen brenda. Po në psikologjinë e njeriut thuhet se individët kryesisht të frikësuar bërtasin çfarë nuk kanë. Si duket, duke ditur se proamerikanzimi është mungesë e theksuar e tyre në vepër, i ka bërë të ulërasin si gjoja pro-amerikan dhe pro-evropian. Dua të përshëndes shtetet e Bashkuara të Amerikës që e ndihmojnë shumë vendin tonë, qoftë me Listat e Zeza të cilat janë përgjigje e drejtësisë së munguar apo vonuar në vendin tonë.

Diaspora shqipare ne Zvicer dhe kudo ne vendet tjera perendimore eshte një copë zemre sonë, padyshim është një pjesë e identitetit tonë. Pa diasporën ne nuk do të ishim!

Z.Taravati, ministrine e shendetesisë do te udhehqni edhe tri vite e me shume. Vitin e ardhshem cilat do jene prioritet e ministrisë gjatë mandatit te juaj?

Ministri Dr. Taravari: Ndërtimi i spitaleve me kushte bashkëkohore. A e dini? Unë punoj si mjek vullnetar gjatë javës, dhe imagjinoni: shumë nga pacientët dhe familjarët e tyre vonojnë në vizitë ose duan të ikin sa më shpejt se kanë parkuar keq. Dhe kjo është një nga mungesat më elementare sepse ka qytete që nuk kanë spitale fare. Njerëzit tanë meritojnë kushte dinjitoze dhe të paktën normale të vendit që jetojnë

Meqe jemi medium zviceran Le Canton27.-ch (Kantoni i 27-të) në territorin helvetik janë shqiptarë. Cili është roli i diaspores për vendin e juaj?

Ministri Dr. Taravari: S’ka shumë që lexova një libër të Enver Robellit dhe Omer Xhemailit, që m’ka dhënë informacion të shkëlqyer mbi Zvicrën sidomosZ vicrën e Shqiptarëve, sepsek apadyshim nj ëZvicër t ëShqiptarëve. Diaspora si e quani ju, një copë e zemrës tonë, si e quajunë, është p aasnjë mëdyshj një pjesë e identitetit tonë. Padias porën ne thjesht nuk jemi

Për fund z.minister, meqe jemi ne prag te nderrimit të motmoteve, cfare do jete urimi i juaj drejtuar qytetarve ne RMV dhe disaporë?

Ministri Dr. Taravari: Besoni, falni dhe duajini sa më shumë njerëzit! Gëzuar!