Qëndroi mbi pesë orë në SPAK, Veliaj reagon: Personi që më ka denoncuar, nuk ekziston

Qëndroi mbi pesë orë në SPAK, Veliaj reagon: Personi që më ka denoncuar, nuk ekziston

Aktuale December 26, 2024 - 17:57

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak foli edhe për vizitën e tij në Prokurorin e Posaçme SPAK, ku qëndroi mbi pesë orë.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime. E kuptoj që disa njerëz që nuk na mundin dot në betejë, i janë kthyer letrave anonime. Personi Nesti Angoni, ai që ka bërë denoncimin, nuk ekziston”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi: “Unë hyj te ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut, SKAP. As nuk i them plaç, edhe pse letra ishte anonime. Këtu do jemi, dhe do ta shikojmë ku është populli. Nuk na mundin dot me letra anonime”.

“Jam informuar, se jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që nuk ekziston. Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston, me një letër anonime, është një kurth i sajuar, të gjithë e dimë kë përfaqëson, çfarë përfaqëson ky stil. Duke qenë se kreu i bashkisë e ka gjithë regjistrin e gjendjes civile kam qenë bashkëpunues. E di gjithë Tirana ku banojVeliaj besohet se është marrë në pyetje mbi hetimin pasuror ndaj familjarëve të tij të nisur nga Prokuroria e Posaçme. /Telegrafi/unë, ku isha para zgjedhjeve dhe ku jam pas zgjedhjeve. Unë hyj te ajo racë politikanësh që nuk i them SPAKU-t, SKAP kur nuk i intereson. As nuk kam bërë letra anonime, se nuk jam brez i letrave anonime”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u paraqit në ambientet e SPAK në orën 08:55 të enjtes dhe doli nga Prokuroria pas rreth 5 orësh, duke mos dhënë asnjë koment për mediat.