Hovenier në takim lamtumirës me Gërvallën, emocionohet në kompleksin memorial të Jusufit e Bardhoshit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është emocionuar pas takimit lamtumirës që kishte me kryedipomaten kosovare, Donika Gërvalla.
Hovenier ka njoftuar se bashkë kanë vizituar edhe kompleksin memorial të Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik.
“Ishte një privilegj të bashkohem me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Schëarz në kompleksin memorial për babanë dhe xhaxhain e saj, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, në Dubovik për takimin tonë të lamtumirës”.
Në llogarinë e tij në X, Hovenier tha se me Gërvallën diskutuan për përparimin e Kosovës gjatë mandatit të tij, në rrugën euro-atlantike.
Diskutuam për përparimin që ka bërë Kosova gjatë mandatit tim këtu dhe angazhimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për avancimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe Euro-Atlantikut”, ka shkruar Hovenier.
It was privilege to join Deputy Prime Minister & Foreign Minister @gervallaschwarz at the memorial complex to her father and uncle, Jusuf and Bardhosh Gervalla, in Dubovik for our farewell meeting. We discussed the progress Kosovo has made during my tenure here and the U.S.… pic.twitter.com/mBuyIT5gnb
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 26, 2024