Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën

Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën

Aktuale December 26, 2024 - 17:46

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka njoftuar se sot ka zhvilluar takimin lamtumirës edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Hovenier ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar dhe për progresin e Kosovës përgjatë mandatit të tij si ambasador dhe për nevojën e  bashkëpunimit të ngushtë, bashkëpunim i cili do t’i mundësonte SHBA-së që të në mënyrë me efikase të lobojë që Kosova të marrë vendin e merituar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.

“Ne diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier për takimin në Qeverinë e Kosovës.