Kosova mbyll edhe një institucion paralel në veri të Mitrovicës

Kosova mbyll edhe një institucion paralel në veri të Mitrovicës

Aktuale December 26, 2024 - 14:23

Institucionet e Kosovës e kanë mbyllur sot edhe një institucion paralel të Serbisë, i cili po vepronte jashtëligjshëm në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar se ky institucion ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre, transmeton Zeri.info.

“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre”, shkroi Sveçla.

Ai ka shtuar se ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë, përveçqë është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund. /Zëri