Dështon mbledhja e KQZ-së, shkak mungesa e kuorumit

Dështon mbledhja e KQZ-së, shkak mungesa e kuorumit

Aktuale December 26, 2024 - 14:09

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të mungesës së kuorumit.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi dhe dy anëtarët e tjerë, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.

Radoniqi ka bërë të ditur se mosprezenca e tyre nuk lidhet me vendimin e fundit të PZAP-it për anulimin e vendimit të moscertifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

“Tre anëtarët kanë njoftuar që nuk do të marrin pjesë në takim për shkak të disa obligimeve, kurse të tjerët kanë deklaruar se nuk e kanë marrë ftesën. Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e PZAP-it”, ka thënë Radoniqi.