Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Aktuale
December 26, 2024 - 14:07
Të premten në terminalin e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të festohet për arritjen e 4 milionë udhëtarëve.
Në njoftimin e bërë për media nga ANP-ja thuhet se kjo është një arritje historike, transmeton Telegrafi.
“Ju njoftojmë se nesër do të festojmë arritjen e 4 milion udhëtarëve në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’. Me këtë rast do të organizojmë një ngjarje për të shënuar këtë arritje historike, ku do të jenë të pranishëm Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministra dhe partnerë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se ngjarja do të fillojë rreth orës 15:00.