Afati i fundit sot, Kurti apel mërgatës të regjistrohet për votim
Foto: Laura Hasani

Afati i fundit sot, Kurti apel mërgatës të regjistrohet për votim

Aktuale December 26, 2024 - 12:00

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ftuar sërish mërgatën të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai në apelin drejtuar mërgatës, përmes një videoje, ka theksuar se procedura për një gjë të tillë kurrë s’ka qenë më e lehtë.

‘‘Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë nuk ka qenë’’, ka thënë Kurti.