Mërgimtari erdhi për festa në Kosovë, por për shkak të rrymës kthehet në Gjermani
Asamblisti në komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli, ka thënë se vëllai i tij, i cili kishte ardhur për festa të fundvitit në Kosovë, është kthyer përsëri në Gjermani.
Sipas Ismajlit, ai është kthyer për shkak të mungesës së energjisë elektrike, transmeton Zeri.info.
Shkrimi i plotë:
Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje.
Ende më e dhimbshme është kur deputetët e pozitës që vijnë nga Ferizaj tentojnë të hedhin fajin te kryetari i komunës më të suksesshme, Agim Aliu, i cili bëri thirrje për furnizimin me energji elektrike, pasi Ferizaj ka mbetur pa rrymë për ditë të tëra.
Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri!