“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Aktuale December 25, 2024 - 22:50

Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin brenda burgut të Hagës.

Haradinaj thotë se me ish-krerët e UÇK-së janë parë vetëm kur ata kanë dalë në shëtitore, dhe përmes dritares, këta kanë kënduar për t’ju japur atyre kurajo.

“Kur dulum mu shëtit, na e kishim një dritare, e vetmja shansë për me i pa ka qenë kur shëtitshin me na pa këta neve. Kur na kqyrshin ata na knojshim këngë të UÇK-së, me ju dhon këtyre zemër, mos t’jau nin e na thojshin mos folni”, u shpreh ai në T7.

Atë ditë e kemi ditë që janë arrestu, jemi kon shumë të shqetësum,sidomos Hashimi kur dha dorëheqje, u shpreh më tutje Haradinaj.