Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve të krishterë.
Haradinaj përmes një urimi me rastin e krishtlindjeve, ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë.
“Në emrin tim, të familjes, të AAK-së dhe të partnerëve të koalicionit, t’iu urojë nga zemra krishtlindjet katolike. Gëzofshi bashkë në familjet tuaja dhe i ndajshi gëzimet me më të dashurit tuaj”, ka shkruar Haradinaj.
“Neve vërtetë na bashkon shqiptaria dhe jemi vëllezër. Njëkohësisht shfrytëzoj rastin ti uroj Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji dhe të gjithë meshtarëve festën e krishtlindjeve. Po ashtu, nga zemra falenderojmë të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, ushtarët dhe gjithë të tjerët që kujdesen për sigurinë tonë larg familjeve të tyre e festën e kalojnë në vendin tonë”, ka shkruar kreu i AAK-së, duke shtuar se “Viti që vjen shpresoj që do të jetë vit i mbarë për të gjithë ne”.
“Gëzuar për shumë mot krishtlindjet!”, ka uruar Haradinaj.