Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Aktuale
December 24, 2024 - 17:45
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ka nisur dhe planifikimin edhe sulmin në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se këtu gisht ka edhe Serbia për planifikimin, financimin dhe logjistikën e sulmit.
“Bazuar në informacionet inteligjente që i posedojnë institucionet e sigurisë prapa urdhrit për sulmin me eksploziv në kanalin e Ibër Lepencit qëndron Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij terrorist që po strehohet dhe mbështet nga Serbia. Për planifikimin, financimin dhe logjistikën e sulmit ka përgjegjësi shteti i Serbisë”, ka thënë Kurti.