Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Berisha

Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Berisha

Aktuale December 24, 2024 - 16:30

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për 17 janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ndaj masës “arrest në shtëpi”.

Seanca ishte planifikuar fillimisht për më 27 dhjetor.

Berisha u lirua nga arresti në shtëpi më 27 nëntor, pas 11 muajsh izolimi.

Vendimi për shfuqizimin e masës u mor nga Gjykata e Posaçme, ndërsa SPAK ka paralajmëruar se do ta ankimojë në Apelin e Posaçëm pas njohjes me vendimin e zbardhur./A2CNN