Moscertifikimi nga KQZ-ja, Lista Serbe paralajmëron ankesë
Aktuale
December 24, 2024 - 10:27
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, është deklaruar lidhur me moscertifikimin e partisë që drejton për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Besojmë se kjo është bërë me urdhër të Albin Kurtit për të penguar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje. Ky vendim nuk ka bazë ligjore dhe është dëshmi se sa shumë dëshiron Kurti të eliminojë serbët nga këto anë. Kurti nuk dëshiron të shohë anëtarë të Listës Serbe në Kuvend, por dëshiron të shohë serbë të bindur si Nenad Rashiqi”, ka thënë Eleku.
Ai paralajmëroi ankesë ndaj vendimit.
“Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në panelin zgjedhor dhe pres një vendim të qartë prej tyre për ta refuzuar këtë vendim jodemokratik të Kurtit”, shtoi ai.