“Aparatura moderne, 2 milionë euro” - përurohet fertilizimi i asistuar mjekësor në QKUK

“Aparatura moderne, 2 milionë euro” - përurohet fertilizimi i asistuar mjekësor në QKUK

Aktuale December 24, 2024 - 08:54

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kanë përuruar Shërbimin e ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Për këto produkte është thënë se deri më tani qytetarët kanë shpenzuar 1 mijë deri në 1 mijë e 500 euro në sektorin privat, ndërsa tani do t’i marrin falas.

Kryeministri Albin Kurti tha se kostoja e kësaj aparature është mbi dy milionë euro.

“Pata mundësinë të shoh aparaturën moderne, e cila është investimi i fundit, gjithsej është 2 milionë euro, gjysma është prej Ministrisë së Shëndetësisë, gjysma prej SHSKUK-së. Me ç’rast vetëm aparatura e laboratorit të embriologjisë është mbi 1 milion euro”, tha Kurti para mediave.

Për këto produkte është thënë se deri më tani qytetarët kanë shpenzuar 1 mijë deri në 1 mijë e 500 euro në sektorin privat, ndërsa tani do t’i marrin falas.

Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk ka arritur të kalojë në Kuvendin e Kosovës, në mungesë të votave.

Institucionet private shëndetësore ofrojnë këtë shërbim për vite të tëra, të cilat janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2013 për frytnimin e asistuar mjekësor. /EO