ASHAK-u zgjedh anëtarët e rinj

ASHAK-u zgjedh anëtarët e rinj

Aktuale December 23, 2024 - 14:33

Kuvendi Zgjedhor i Akademisë i Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka zgjedhur tetë anëtarët e rinj të rregullt dhe katër korrespondentë.

Si anëtarë të rinj të rregullt akademikë u zgjodhën: Bardh Rugova e Shkumbin Munishi nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore anëtarë të rregullt u zgjodhën Arsim Bajrami, Besnik Krasniqi e Frashër Demaj.

Nga Seksioni i Shkencave të Natyrës anëtarë u bënë Arsim Morina e Salih Gashi. Nga Seksioni i Arteve anëtar u zgjodh, Xhevdet Xhafa.

Ndërkaq, u zgjodhën edhe katër anëtarë korrespondentë.

Muhamet Mala u zgjodh anëtar korrespondent nga Seksioni i Shkencave Shoqërore, nga ai i Shkencave të Natyrës, Enver Hamiti, ndërkaq dy anëtarë korrespondentë u zgjodhën nga Seksioni i Arteve, Ismet Jonuzi e Zake Prelvukaj.