Haxhiu njofton ngritjen e 67 aktakuzave në mungesë për krime lufte
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se institucionet e Kosovës kanë punuar në drejtësinë tranzicionale dhe adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Me bindje të plotë mund të them se kemi shënuar rezultat të rëndësishëm dhe të prekshëm. Kemi themeluar Institutin për Krime të Luftës në Kosovë, është një arritje. Para disa ditëve instituti ka publikuar raportin njëvjeçar të punës. Është mbledhur një sasi e konsiderueshme e materialeve, ky dokumentacion është një armë e fuqishme kundrës mohimit dhe manipulimit të luftës. Veprim tjetër është miratimi i strategjisë për drejtësinë trazicionale, kjo strategji është një udhërrëfyes për të ndihmuar viktimat që të gjejë paqe dhe drejtësi. Kemi 67 aktakuza të ngritur në gjykimin në mungesë. Jemi detyruar që të dallojmë nga e para. E gjithë kjo punë nuk është vetëm objektiv politik, por një detyrë morale dhe historike”, tha Haxhiu. /eo