Stafi i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier për avancimin e Kosovës drejt paqes
Foto: Facebook

Stafi i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier për avancimin e Kosovës drejt paqes

Aktuale December 23, 2024 - 12:44

Stafi i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e pensionimit të tij.

Ai u vlerësua për lidershipin, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme.

Sipas njoftimit të Ambasadës postuar në rrjeti social Facebook, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve SHBA - Kosovë dhe në avancimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimeve euroatlantike.

“Të premten e kaluar komuniteti i Ambasadës u bashkua për të nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e daljes në pension të tij. Ambasada e SHBA-së i është mirënjohëse ambasadorit Hovenier për udhëheqjen, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë gjithë karrierës së tij prej dekadash. Si ambasador, përpjekjet e tij kanë formësuar marrëdhëniet SHBA - Kosovë dhe kanë avancuar rrugën e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimit euroatlantik. Faleminderit ambasador për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm!”, thuhet në njoftim. /Zëri