Idrizi takohet me qytetarët, premton se do t’i mbështesë kërkesat e tyre

Idrizi takohet me qytetarët, premton se do t’i mbështesë kërkesat e tyre

Aktuale December 23, 2024 - 10:54

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim disa qytetarë, Këshillin e fshatit Stanoc i Poshtëm dhe përfaqësuesit e bizneseve që shfrytëzojnë pronat publike në Vushtrri.

Idrizi ka thënë se Këshilli i fshatit Stanoc i Poshtëm ka paraqitur kërkesën për ndalimin e dhënies në shfrytëzim të parcelave publike në këtë lokalitet. Kjo, sipas tyre, sepse kanë në plan realizimin e projekteve me interes publik që janë të mbështetura nga donatorë të jashtëm.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar të mos procedohet me dhënien në shfrytëzim të kësaj parcele derisa të gjendet një zgjidhje për aktivitetet e tyre.

“Ndërkohë, përfaqësuesit e bizneseve që aktualisht operojnë pranë Urës së Gurit kërkuan të mos procedohet me dhënien në shfrytëzim të kësaj parcele, derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për aktivitetet e tyre”, ka thënë ai.