Aktakuzë për krime lufte ndaj popullsisë civile në Suharekë
Foto: Laura Hasani

Aktakuzë për krime lufte ndaj popullsisë civile në Suharekë

Aktuale December 23, 2024 - 10:22

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit V.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me Nenin 142, lidhur me Nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës. I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A. dhe SH.A., si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.

"Në mbështetje të neneve 234, par. 2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbajë gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N. është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga Neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë", njofton PKR-ja.