Rama i përgjigjet TikTok-ut: Nuk keni se çfarë sqarimesh kërkoni nga Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “sqarime urgjente” në lidhje me vendimin për ndalimin e platformës për një vit. Kompania kineze, sipas Associated Press, kishte kërkuar sqarime nga qeveria shqiptare pas këtij vendimi.
Rama reagoi në platforën X ku shkruan se Tik Tok nuk ka se çfarë sqarimesh të kërkojë nga Shqipëria pasi sipas tij në Shqipëri vendosin Shqiptarët jo algoritmi i TikTok-ut.
“Ndalimi i TikTok-ut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. Tik Tok-u nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut”.
Ai u shpreh se platforma përbën një kërcënim serioz për fëmijët dhe rininë.
“Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTok-ut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikTok-u ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë”.
“Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTok-un, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi”.
Rama nënvizoi se mbi 90% e prindërve në Shqipëri mbështesin ndalimin e TikTok-ut dhe se vendimi është në interes të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve.
“Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTok-ut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë Tik Tok-u duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikTok-u” e mbyll reagimin e tij kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ky vendim ka ngjallur debat brenda dhe jashtë vendit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të veprohet më tej.
ëNdalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në…
— Edi Rama (@ediramaal) December 22, 2024