Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Foto:ZKM

Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa

Aktuale December 22, 2024 - 14:26

Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën pagën minimale që të raportojnë në Administratën Tatimore të Kosovës apo në Inspektoratin e Punës.

Ai tha se janë të gatshëm t’i ndërmarrin “të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar që ky vendim (për pagën minimale 350 euro) të respektohet”.

“Duhet të kemi parasysh se me vendimin e ri, përveçse paga minimale bruto për txërë muajin, është përcaktuar edhe paga në nivel për orë pune. Mund të ketë raste të tilla që mund të ketë orar të kufizuar të punës, pra orar të përgjysmuar, prandaj edhe mund të jetë nën këtë nivel (paga), por megjithatë i inkurajoj të gjithë punëtorët, tashmë ka mekanizma të raportimit edhe anonim, pra qoftë në Administratën Tatimore, qoftë në Inspektoratin e Punës dhe jemi të gatshëm që të ndërmarrim të gjitha hapat dhe të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar që ky vendim respektohet. Por u takon fillimisht atyre që u shkelet kjo e drejtë të na njoftojnë në mënyrë që ne të jemi më efikasë në kryerjen e punës sonë”, tha Murati në një konferencë për media.

Ai theksoi se vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro, përcakton edhe pagesën 2 euro për orë, që nënkupton se një punëtor i cili punon më shumë se 40 orë në javë, duhet të paguhet më shumë sesa 350 euro.

“Gjithsesi, duhet ta kemi parasysh që ky vendimi që e thashë për pagesën për orë pune, ka edhe ndikimin pozitiv pastaj, sepse ka raste kur në të kaluarën kështë paguar, ta zëmë, një punëtor i sigurimit fizik me vetëm me tarifën fikse mujore, pavarësisht orëve që ka punu, kurse tash është e obliguar që nëse punon më tepër se 40 orë në javë, realisht paga e tij apo saj shkon përtej nivelit 350 euro, pra mund të kalojë edhe 400 e më lart”, tha Murati.