Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjermani
Foto: Laura Hasani

Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjermani

Aktuale December 22, 2024 - 10:50

Një incident i frikshëm ndodhi të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, ku një veturë hyri me shpejtësi në tregun e Krishtlindjeve dhe u përplas me turmën, si pasoj e të cilit 5 persona vdiqën, përfshirë dhe një 9-vjeçar.

Krerët institucionalë dhe populli i Kosovës, pas këtij incidenti të rëndë, u solidarizuan me Gjermaninë, ka shprehur mirënjohje ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

“Dua të falënderoj të gjithë kosovarët për mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit. Dhimbje e thellë për ngjarjet në Magdeburg, por edhe mirënjohje për momentet e rëndësishme dje në koncertin tonë në Gjakovë, duke na kujtuar atë që ka vërtet rëndësi: Dashuria dhe paqja, jo urrejtja dhe dhuna”, u shpreh Rohde.