Arsenijeviq i heq dekorimet nga sheshi i Mitrovicës së Veriut, bën thirrje për rezistencë
Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti.
Ai përmes një videoje propagandoi duke thënë se qëllimi i autoriteteve komunale është që t’i poshtërojë serbët në veri.
“Ne ndodhemi këtu në shetitorën e Mitrovicës së Veriut ku sic mund ta shihni flamujt janë të vendosur si shenjë provokimi. Ata nuk lejojnë që ne të reagojmë apo apo t’i ndryshojmë, ndërsa kanë vendosur ndriçim për të theksuar më shumë këtë poshtërim që duan të na në bëjnë”.
“Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë të gjitha simbolet tona kombëtare dhe të na poshtrojnë. Ndërkohë në sfond, shqiptarët nga jugu i qytetit, përkatësisht nga Mitrovica e Jugut krenohen me program të ashtuquajtur festiv për Vitin e Ri”, tha Arsenijeviq.
Në fund të videos së publikuar në rrjetet sociale, Arsenijeviq tha se “ne vazhdojmë përpara vetëm me rezistencë”. /klankosova