Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopullura, njofton edhe për rritjen e masave të sigurisë

Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopullura, njofton edhe për rritjen e masave të sigurisë

Aktuale December 21, 2024 - 15:12

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Në njoftim thuhet se në festat e fundvitit, kryeqyteti mbushet me vizitorë dhe aktivitete të shumta, prandaj është e rëndësishme të tregohet kujdes.

“Gjatë ditëve të festave që po afrohen, kur Kryeqyteti ynë mbushet me gëzim, vizitorë dhe aktivitete të shumta, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Apelojmë për vigjilencë dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët:

• Vëzhgoni rrethinën dhe lajmëroni menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, situatë apo individ që mund të paraqesë rrezik për rendin dhe sigurinë.
• Kontaktet emergjente: Policia e Kosovës – 192 | Zjarrfikësit – 193 | Ndihma e Shpejtë – 194, Qendra Operative Emergjente 0800 122 33 ose 122 44.
• Mos hezitoni të raportoni mjete apo pako të braktisura në hapësira publike.

Lutemi për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopulluara si:

• Sheshet dhe qendrat kryesore të qytetit
• Hapësirat tregtare dhe festive
• Pikat e organizimeve kulturore dhe aktiviteteve të tjera publike.
Rregullat bazë për një festë të sigurt:
• Kujdesuni për sendet personale gjatë lëvizjes në turma.
• Respektoni udhëzimet e organeve të sigurisë dhe sinjalizimet në trafik.
• Mos bllokoni hyrjet dhe daljet e objekteve publike.

Masat që do të zbatohen gjatë festave janë si vijon:

1. Rritja e pranisë së forcave të rendit dhe sigurisë
o Patrulla shtesë do të jenë të pranishme në sheshet kryesore dhe zonat me dendësi të madhe të qytetarëve.
2. Paralajmërim mbi përshkrimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike
o Kujtojmë qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i rrezikshëm dhe i ndaluar në hapësirën publike.
o Do të ketë kontrolle të shtuara nga organet përkatëse.
3. Ndihma e shpejtë dhe shërbimet emergjente
o Te gjitha ekipet Emergjente te Kryeqytetit dhe Policisë se Kosovës do të jenë të gatshme 24/7 për çdo situatë të mundshme.
4. Thirrje për kujdes të shtuar

Tutje, komuna fton qytetarët të kenë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve dhe të moshuarve në turmat e mëdha.

“Si gjithmonë, mirëqenia e Kryeqytetit tonë është përgjegjësi e përbashkët. Duke qëndruar të kujdesshëm dhe të bashkëpunueshëm, festat tona do të jenë më të sigurta dhe më të gëzueshme për të gjithë”, vijon njoftimi.