Kurti pas sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Foto: AFP

Kurti pas sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju

Aktuale December 21, 2024 - 13:08

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë në Gjermani, e cila erdhi pasi një veturë hyri në tregun e Krishtlindjeve në qytetin Magdeburg.

Kurti ka ngushëlluar viktimat e këtij rasti, ndërsa ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin gjerman, transmeton Zeri.info.

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman në këtë kohë të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar Kurti.

Numri i të vdekurve si pasojë e këtij sulmi, është rritur në pesë të shtunën, njoftoi guvernatori i landit. /Zëri