Kurti e befason me pyetje Ramën: Po Berisha e Meta do të garojnë në zgjedhje?
Aktuale
December 20, 2024 - 23:04
Pas përfundimit të seancës në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë lëvizur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës për të mbajtur një takim.
Derisa bëjnë bashkë rrugën nga objekti i Kuvendit të Kosovës drejt Qeverisë, ndërkohë në një moment Kurti interesohet edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Shqipëri, duke e pyetur Ramën nëse do të marrin pjesë në zgjedhje Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Po mo, nuk pengon asgjë” i është përgjigjur Rama, derisa biseda e tyre ka vazhduar pa mundur të kapet nga mediat. /euronews