Osmani shpreh ngushëllime pas tragjedisë në Zagreb
Foto:AFP

Osmani shpreh ngushëllime pas tragjedisë në Zagreb

Aktuale December 20, 2024 - 21:31

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime pas tragjedisë në Zagreb Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike në një shkollë fillore në Zagreb, duke shprehur ngushëllime dhe solidaritet me familjet dhe komunitetin e prekur.

"Nga zemra shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e vajzës së re që humbi jetën tragjikisht dhe urojmë shërim të shpejtë e të plotë për mësuesin dhe nxënësit e lënduar. Ne qëndrojmë në solidaritet me gjithë komunitetin e prekur nga ky akt i tmerrshëm dhe me popullin e Kroacisë," ka shkruar presidentja Osmani në platformën X.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të shumta solidariteti nga Kosova dhe rajoni.