Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar
Foto: Facebook

Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar

Aktuale December 20, 2024 - 21:19

Kryeministri, Albin Kurti, ka shkruar rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 në Prishtinë, me kryeministrin Edi Rama.

Ky hap erdhi pas një seance të përbashkët ndërmjet dy kuvendeve të dy shteteve.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se ky bashkëpunim do të kontribuoni në rritjen e imazhit të kombit shqiptar, duke promovuar traditën e mikpritjes dhe duke dëshmuar aftësinë e shqiptarëve për të organizuar ngjarje të mëdha sportive ndërkombëtare.

“Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030″, ka shkruar Kurti.