Shala: Besuam që UÇK-ja do të fitonte
Deputeti i PDK-së Ferat Shala, thotë se kanë besuar që UÇK-ja do të fitonte.
Ai përmes një video në rrjetin social Facebook tha se besimi shkonte duke u rritur gjersa shihnin sakrificën e miqve, veprimtarëve dhe njerëzve për të fituar lirinë.
“Po është e vërtetë që një grup i vogël shokësh, miqsh, atdhetarësh dhe veprimtarësh që ishim përgatitur tashmë për të ndryshuar gjendjen e pushtimit e kishim një besim në të ardhmen tonë në liri e kishim një besim në popullin tonë, e kishim një besim në punën dhe idealet që i kishim trashëguar edhe nga stërgjyshërit e gjyshërit tanë. Ishim pak, por vërtet njerëzit që besonin në idealet tona filluan të rriten dita-ditës. Pastaj besimi vihej e shtohej përditë e më shumë duke i parë shokët veprimtarët dhe njerëzit që sakrifikonin, dhe ishin të gatshëm për të sakrifikuar për lirinë e vendit dhe të atdheut. Dhe më në fund rezultoi me atë që është pika më kulmore e UÇK-së, kulmoi me idealet e Adem Jasharit dhe luftëtarëve tjerë të lirisë ashtu siç përfundoi edhe me shtetndërtimin e vendit dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh deputeti opozitar.