Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetimet pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit
Foto: Laura Hasani

Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetimet pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Aktuale December 20, 2024 - 20:28

Karrierës së tij të gjatë si diplomat amerikan i erdhi fundi, e bashkë me të, edhe mandatit si ambasador në Kosovë.

Një lamtumirë për ndarjen me shtetin për të cilin u angazhua shumë vite.

Ambasadori tregoi për ato që mësoi nga gjuha shqipe gjatë misionit të tij në Kosovë.

Por të mira nuk qenë krejt përvojat e Hovenierit me qeverinë aktuale që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Amerikani tha se po të ishte raporti ndryshe, disa çështje do të merrnin tjetër drejtim.

Hovenieri bëri me dije se shteti i tij ka angazhuar FBI-në për të ndihmuar autoritetet kosovare në lidhje me hetimet për rastin e sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, më 29 nëntor.

Ai foli edhe për mundësinë ose jo të ndryshimit të politikave të SHBA-s ndaj Kosovës, me kthimin e Donald Trump si president, dhe një mori çështjesh tjera. /klankosova