Përfundon seanca Kosovë - Shqipëri, votohet deklarata e përbashkët
Aktuale
December 20, 2024 - 14:19
Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, kishin përpiluar një deklaratë të përbashkët të mbledhjes së sotme.
Kjo deklaratë u hodh në votim nga Konjufca dhe Spiropali dhe u votua nga deputetët e të dyja kuvendeve, që ishin të pranishëm sot.