Haradinaj në Kuvend: Kurti sapo mashtroi, veprimet e tij janë në agjendë të Serbisë e Rusisë
Foto: Laura Hasani

Haradinaj në Kuvend: Kurti sapo mashtroi, veprimet e tij janë në agjendë të Serbisë e Rusisë

Aktuale December 20, 2024 - 13:01

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kurtin.

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët, Haradinaj ka thënë se Kurti është në shërbim të Serbisë e Rusisë.

“Hapat e pakoordinuar të Qeverisë bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv. Në vendin tonë tenderët njëburimorë janë kthyer në gjakderdhje financiare, në vendin tonë është vjedhur mielli e vaji, pasuli është shpallur sekret shtetëror. Kryeministri sapo mashtroi më herët për investime në mbrojtje. Çdo veprim i Kurtit është në agjendë të Serbisë e Rusisë, bëri përpjekje në Shqipëri, por ju nuk e lejuat”, tha Haradinaj.