Kurti në Kuvend: Si asnjëherë më parë, kemi shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Kurti në Kuvend: Si asnjëherë më parë, kemi shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës

Aktuale December 20, 2024 - 12:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ka folur për shtrirjen e sovranitet të shtetit të Kosovës në veri të vendit si asnjëherë më parë.

“Si asnjëherë më parë, kemi shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës, kemi integritet territorial”, tha ai.

Duke iu referuar sulmit të fundit terrorist në veri, Kurti vlerësoi se mund të ketë “akte sporadike terroriste”, por, sipas tij, nuk ka më “burime të brendshme që mund të na e cenojnë sigurinë apo stabilitetin”.

“Terrorizimi i paramilitarëve të orkestruar e të financuar nga Serbia është shprehje e pafuqisë së tyre, dikur nuk kanë bërë akte terroriste sepse e kishin krejt në kontroll, tash që kanë humbur kontrollin bëjnë akte terroriste, por ky është fundi i tyre”, shtoi ai.