Aliu nga Aeroporti: Fluturimet nuk anulohen më shkaku i kushteve atmosferike
Foto: Facebook

Aliu nga Aeroporti: Fluturimet nuk anulohen më shkaku i kushteve atmosferike

Aktuale December 19, 2024 - 13:27

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka qëndruar sot në Aeroportin e Prishtinës.

Aliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike, meqë Qeveria e Kosovës ka investuar në sistemin e avancuar të aterimit “ILC CAT 3B”.

Ai ka thënë se koha kur anuloheshin fluturimet për shkak të motit të keq ka mbetur në histori

“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!”, shkroi Aliu.