Krasniqi takim lamtumirës me ambasadorin Hovenier, ia dhuron Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
Foto: Facebook

Krasniqi takim lamtumirës me ambasadorin Hovenier, ia dhuron Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale December 19, 2024 - 13:12

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Pata nderin të pres në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – mikun tonë të çmuar, Jeffrey Hovenier. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorit Hovenier i shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën. Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden”, shkruan Krasniqi.

Ai tha se po ashtu se ia ka dhuruar dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për ta falënderuar për angazhimin e tij të palodhur në avancimin e interesave të përbashkëta mes shteteve tona.

“Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë! Kastrati shtoi se është diskutuar me ekspertët ndërkombëtarë për vlerësimin e popullsisë në këtë pjesë të Kosovës, dhe ata kanë ofruar një vlerësim më të saktë për komunitetin serb. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, janë përdorur kritere të standardizuara për vlerësimin e numrit të popullsisë, si intervistat dhe llogaritjet e tjera”, ka thënë Krasniqi