Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Von der Leyen dhe Costa

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Von der Leyen dhe Costa

Aktuale December 18, 2024 - 19:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebookun e tij, Rama ka njoftuar se është pritur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

“Bruksel – Mbërritja në “Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor”, pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa”, ka shkruar tutje Rama.