Rama takon komisioneren Kos: Mbështetëse e fortë e anëtarësimit tonë brenda vitit 2030
Aktuale
December 18, 2024 - 17:20
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama a bërë të ditur se ka takuar Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos të cilën e përshkroi si njohëse shumë të mirë të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.
Rama u shpreh se ajo është mbështetëse e fortë e anëtarësimit brenda vitit 2030.
“Bruksel – Me Komisioneren e re të BE për Zgjerimin, Marta Kos, njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë, mbështetëse e fortë e anëtarësimit tonë brenda vitit 2030”, shkroi tutje Rama.