Ismet Bahtijari bën marrëveshje për pranimin e fajësisë

Ismet Bahtijari bën marrëveshje për pranimin e fajësisë

Aktuale December 18, 2024 - 15:28

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se në marrëveshjen për pranimin e fajësisë të publikuar sot, Ismet Bahtijari pranon fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim.

Kjo vjen pas marrëveshjeve të ngjashme për pranimin e fajësisë të publikuara dje, ku dy të pandehurit e tjerë në çështjen gjyqësore gjithashtu pranuan fajësinë lidhur me këto akuza.

“Marrëveshja për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka z. Bahtijari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta”

“Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që Prokurori i

Specializuar dhe Mbrojtja të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues para se të hyjë në fuqi. Trupi Gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore”, thuhet në njoftimin për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. /Zëri