Çeku: Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do t’i dokumentojë krimet e Serbisë në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Çeku: Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do t’i dokumentojë krimet e Serbisë në Kosovë

Aktuale December 18, 2024 - 13:03

inistri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion.

Në një konferencë për media, Çeku ka thënë se është siguruar edhe buxheti i nevojshëm.

“Sot përfundimisht i hapim rrugë Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Ky vendim vjen si rezultat i punës së një grupi punues me përbërje nga institucionet. Muzeu ka për qëllim dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion. Nga sot do të nisim hapat e nevojshëm për jetësimin e këtij vendimi. Ne tashmë kemi siguruar buxhetin e nevojshëm”, u shpreh Çeku.