Taravari: Dhënia e “Çelësit të Prishtinës” Ali Ahmetit, ofendim për shqiptarët e Maqedonisë

Taravari: Dhënia e “Çelësit të Prishtinës” Ali Ahmetit, ofendim për shqiptarët e Maqedonisë

Aktuale December 18, 2024 - 10:27

Njëri nga liderët e VLEN-it dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se dhënia e “çelësit të Prishtinës”, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti është ofendim për shqiptarët e Maqedonisë.

Taravari thotë se Ahmeti me vite të tëra ka keqpërdor popullin dhe e ka vrafëruar.

“Në një kohë kur ambasada amerikane e ka shpallur numrin 2 të Ali Ahmetit në Listën e Zezë si një njeri i përfshirë në afera koruptive, dhe Ahmeti vet për 22 vjet ka keqpërdorur popullin duke e varfëruar e duke pasuruar nipat dhe njerëzit e tij, dhënia e Çelsit të Prishtinës nga Përparim Rama më duket një absurditet dhe ofendim sidomos për ne, Shqiptarët e Maqedonisë”, shkruan Taravari.