Shkup: 30 ditë paraburgim dhe fletarrestim ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin
Gjykata Penale në Shkup pranoi propozimin e Prokurorisë dhe i caktoi paraburgim 30 ditor ish-zv.kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami.
Në momentin që do të jenë të kapshëm për organet e rendit, Grubi dhe Bajrami do të dërgohen në burg.
“Pas informimit të MPB-së se dy personat për të cilët Prokuroria propozoi paraburgim, ndërsa kanë të bëjnë me hetimin për ‘Lotarinë Shtetërore’ janë të pakapshëm për organet e rendit, mori vendim për pranimin e propozimit dhe caktoi masën e paraburgimit 30 ditor për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165”, thonë nga Gjykata Penale.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar fletarrestim ndërkombëtar ndaj Artan Grubit dhe Përparim Bajramit në lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”, pasi Gjykata Themelore Penale në Shkup vendosi për masën 30-ditore të paraburgimit për dy të akuzuarit.
“Pas vendimeve të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, me të cilat u caktua paraburgimi për dy të dyshuarit në hetimin për përvetësim në ‘Lotarinë shtetërore’, të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit, Prokuroria Themelore Publike Shkup sonte do të lëshojë urdhër deri te Ministria e Punëve të Brendshme për publikimin e një urdhër-arresti kombëtar dhe një deklaratë për lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar”, njoftoi Prokuroria në Shkup.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar fletarrestim ndërkombëtar ndaj Artan Grubit dhe Përparim Bajramit në lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”, pasi Gjykata Themelore Penale në Shkup kishte vendosur për masën 30-ditore të paraburgimit për dy të akuzuarit. /Aslat-m