Komuna e Gjilanit merr vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve
Në prag të festave të fundvitit kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.
“Në bazë të Nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Nenin 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari nxjerr këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve).
Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.
Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2024, deri më 03 janar 2025.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumën prej 100 eurove”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.
Për zbatimin e saj kujdesen Drejtoria e Inspeksionit dhe Policia”, thuhet në vendim. /Zëri