Osmani udhëton për në Bruksel, do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE - Ballkan Perëndimor

Osmani udhëton për në Bruksel, do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE - Ballkan Perëndimor

Aktuale December 17, 2024 - 15:38

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE - Ballkan Perëndimor, përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.

Sipas njoftimit nga Presidenca, temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni. /Zëri