Tërmeti në Viti, Ministria e Ekonomisë jep detaje

Tërmeti në Viti, Ministria e Ekonomisë jep detaje

Aktuale December 17, 2024 - 15:11

Sot qyteti i Vitisë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter.

Ministria e Ekonomisë ka lëshuar një njoftim në lidhje me këtë, ku thuhet se bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 17.12.2024, në orën 11:41:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 11 km. ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte (lokacioni me koordinata gjeografike: 42.318 ; 21.436;), 9 km në verilindje të Vitisë dhe 2 km në jugperëndim të fshatit Stubëll.

“Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret ose ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, d.m.th. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, thuhet në njoftim. /Zëri