Ekstradimi në SHBA i kosovarit të dyshuar për vrasje, Hovenieri: Vlerësojmë lart ndihmën e autoriteteve të Kosovës

Ekstradimi në SHBA i kosovarit të dyshuar për vrasje, Hovenieri: Vlerësojmë lart ndihmën e autoriteteve të Kosovës

Aktuale December 17, 2024 - 12:32

Jeffrey Hovenier, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, ka vlerësuar lart autoritetet e Kosovës që kanë ekstraduar javën e kaluar në SHBA një kosovar që po dyshohet për një vrasje të kryer në Bronx 18 vjet më parë.

Hovenieri ka thënë se u përdor Traktati i Ekstradimit SHBA – Kosovë.

“Ne i vlerësojmë shumë autoritetet kosovare që asistuan Qeverinë e SHBA-së në këtë rast. Angazhimi ynë i përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit vazhdon t’i bëjë vendet tona më të sigurta”, shkroi Hovenieri në platformën “X”.

Kosovari A.G. nga Peja dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2006 në Bronx. Ai dyshohet se pas një zënke në një bar ishte goditur me veturën e tij një turmë të njerëzve dhe la të vdekur një kalimtar të pafajshëm.

42-vjeçari u ekstradua më 13 dhjetor dhe pritet të paraqitet në gjykatë në SHBA më 16 janar.