Lufta kundër terrorizimit është shndërruar në betejë të vazhdueshme, thotë Sveçla
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka publikuar raportin që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka qenë e përkushtuar në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit në vendin tonë.
Ai përmendi sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë dhe 29 nëntorit 2024 në kanalin Ibër- Lepenc të Zubin Potokut, duke shtuar se ministrja ka bërë identifikimin dhe verifikimin e hershëm dhe parandalimin e terrorizmit në Kosovë.
“Kjo do të na shërbejë edhe si moment reflektimi për atë që kemi arritur dhe çka do të arrinim tutje. Në mbështetje të raportit që publikohet sot si Ministri e Punëve të Brendshme kemi punuar në luftimin e terrorizmit. Nuk është betejë specifike, por është kthyer në betejë e vazhdueshme. Kudo në botë që flitet për përpjekjet e luftimit qëndron në vendet e para vendi ynë. Kjo është me mbështetje të aleatëve tanë, vlerësoj lartë përkushtimin e secilit, por edhe në hartimin strategjik në luftimin e terrorizmit. Në strategjinë e re që kemi miratuar jemi fokusuar në komponentin e parandalimit. Partneret tanë do të kenë mundësinë në monitorimin e saj që ndikon në përbërjen e kësaj strategjie. Besojmë shume që kjo qasje gjithëpërfshirëse do të sjellë reagim në kohë dhe efikas në parandalim dhe intervenim konkrete. Kemi parë që disa komuna nuk kanë qenë fare aktive në përbërjen e këtij hulumtimi. Bazuar në situatën tonë të sigurisë kemi pasur në vazhdimësi sulme të ndryshme nga institucionet tona zyrtaret tanë e gazetarët”, tha Sveçla.
Ai ka veçuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Si Qeveri kemi ndërmarrë masa me kohë me identifikimin dhe të gjithë ju e dini që në vazhdimësi po i luftojmë ato si dhe po i monitorojmë dhe po punojmë në parandalimin e të gjithë aktiviteteve. Përveç angazhimeve institucionale edhe mediat dhe shoqëria civile duhet të jep kontributin e vet në mënyre që qytetarët të mos ndikohen nga dezinformatat. Patjetër që mirëpres kontributin profesion në mënyrë që përpjekjet tona për parandalimin e terrorizmit të jenë me efikase”, ka thënë Svelça.
Khalid Koser, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Global Community Engagement and Resilience Fund”, ka vlerësuar lart publikimin e raportit, duke thënë se pak vende kanë këtë seriozitet në parandalimin e terrorizmit.
Tutje, ai shtoi se ky raport njofton për përkushtimin transparencën dhe llogaridhënien në çdo rast të terrorizmit.
“Janë tri aspekte të raportit që dua t’i komplimentojë, e mira është fokusi në intervenimin e hershëm e cila është detyrë e vështirë. Së dyti për metodologjinë e rreptë të bazuar në intervisto dhe anketa dhe ketë metodologji e bënë raportin legjitim. Ky është raporti i shtatë monitorues dhe kjo është shumë me rendësi, me këto sfida për përballemi në mënyra të ndryshme dhe duhet të monitorojmë. Raporti tregon nevojën për studimet empirike të cilët janë kryesisht lokal dhe duhet të kuptojmë pse ndodh. E shoh si mandat të rëndësishëm për të raportuar llogaridhënës dhe transparentë. Në shume pak vende kam parë ku ka kaq shumë seriozitet të madh për të bërë diçka të përbashkët. E dimë që mediat janë bërë ekstreme duke publikuar lajme të pasakta, prandaj është e rëndësishme ky raport”, ka theksuar ai.